Ora News - Kryemadhi: Rama nuk do t'ia dijë për fëmijën e vet, jo më për shqiptarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama është frikacak.

Ndërsa Rama largohej nga Parlamenti, pas tensioneve me opozitën, Kryemadhi nënvizoi se ai nuk do t'ia dijë për fëmijën e tij jo më për shqiptarët.

Gazetarja: Z. Kryemadhi cili është skenari do të ndiqni kryeministrin?

Monika Kryemadhi: "Nuk do ta lëmë, do t'ia nxijmë jetën, derisa t'ju kërkojë shqiptarëve?"

Gazetarja: Po ai po ikën?

Monika Kryemadhi: "Si gjithmonë frikacak. Si gjithmonë largohet nga përgjegjësitë e fëmijëve të vet, nga përgjegjësia e familjes, e politikës. Ai njeri që nuk do të dijë për fëmijën e vet, do të dijë për shqiptarët?!

Duhet ta arrestojë Fatmir Xhafa tani se shkeli rregullat e qarkullimit rrugor se i fusin ne burg shqiptarët për një rrip sigurimi që nuk vendosin në makina, për një çati që duan të rregullojnë se po iu shembet dhe nuk fusin në burg trafikantët, kriminelët. Kanë arrestuar atje 11 kuksianë dhe i kanë lënë në burg."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-rama-nuk-do-tia-dije-femijen-e-vet-jo-me-shqiptaret

Recommended