Ora News-Kryeprokurori i ri, Meta: Duhet dialog i shpejtë e transparent, jo hapave të njëanshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta deklaron se është pëgjegjësi ekskluzive e Kuvendit zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe nënvizon rëndësinë e respektimit të kushtetutës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin malazez, Filip Vujanoviç, Meta u pyet për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe përgjigjja ishte kjo: "Lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, kjo është përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë.

Si President dua të nënvizoj se derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, është e rëndësishme dhe duhet të respektohet Kushtetuta e fryma e saj.
Eshtë e rëndësishme të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do të ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit tek institucionet e reja të drejtësisë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeprokurori-i-ri-meta-cdo-hap-i-njeanshem-sjell-pasoja

Recommended