Ora News - Fluks blerjesh në TEG dhe QTU, vazhdon magjia e festave

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Atmosfera festive prej ditësh ka zbarkuar në kryeqytet. Dritat shumëngjyrëshe dhe emocionet për ardhjen e Vitit të Ri i bëjnë njerëzit të tregohen më të dashur me të afërmit e tyre duke shpenzuar për dhurata për to.

Në qendrat më të mëdha tregtare të kryeqytetit, QTU dhe TEG ka patur fluks blerjesh këtë fundjavë.

Klient: Lodra, çmimet janë shumë të arsyeshme. Vij nga Korça deri këtu.

Kulmi i këtyre ditëve festive u arrit ditën e dielë, ku në QTU u dhurua një Volkswagen Polo e 2018. Gjithashtu mbrëmja e Krishtlindjeve dhe e ndërrimit të viteve do të ketë aktivitete të shumta dhe cmime teje ekonomike.

Madje nuk munguan as ata që bënin dhurata për fëmijët në nevojë.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-blerjesh-ne-teg-dhe-qtu-vazhdon-magjia-e-festave

Recommended