Vijon largimi i emigrantëve pas festave, fluks në doganat me Greqinë

  • 5 years ago
Pas mbarimit të festave shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë filluar të largohen nga vendlindja. Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës është regjistruar fluks në dalje.

Sipas gazetares së Report Tv në Korçë Iris Rezhda, dje nga Kapshtica kanë dalë 5761 persona, ndërsa kanë hyrë 2917.

Ndërkohë që nga Kakavija kanë dalë 2500 persona dhe 500 automjete. Pala shqiptare punon me katër sportele, ndërsa ajo greke me dy.

Recommended