Ora News - Sanitaret pastrojnë nga vezët xhamat e ministrisë së Arsimit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Godina e Ministrisë së Arsimit prej 9 ditësh vijon të jetë e rrethuar nga studentët të cilët qëndrojnë me orë të tëra para saj për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Gjatë ditës godina goditet dhe me vezë nga studentët dhe mëngjesin e sotëm sanitaret janë parë të pastrojnë xhamat e godinës së ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë dera kryesore e oborrit të ministrisë është e mbushur me thirrjet e studentëve dhe pankartat e tyre.

"Studentet nuk ndalen!" "Shpirtin nuk e shes!"

Sot protesta në orën 10:00 do të zhvendoset para Parlamentit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sanitaret-pastrojne-nga-vezet-xhamat-e-ministrise-se-arsimit

Recommended