Report TV - Disa studentë në protestë, thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe ndezin tymuese

  • 5 years ago
TIRANE-Një grup studentësh janë rikthyer në protestë pas mbi tre muajsh. Ata janë të pakënaqur dhe shprehen se nuk janë zbatuar të gjitha pikat e paktit për universitetin. Studentët kanë publikuar edhe kërkesat e tyre. Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë hedhur tymuese drejt godinës së ministrisë së Arsimit duke thyer xhamat.

Kërkesat kryesore të tyre janë rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë, arsim cilësor, programe bashkëkohore, rritje të peshës së përfaqësimit dhe autonomi reale. Gjatë protestës ata kanë djegur edhe disa letra që sipas tyre simbolizojnë premtimet e pa mbajtura.

Recommended