Studentët ndezin tymuese para Kryeministrisë: 9 pikat të plotësohen me amendamente në Parlament

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protestaestudenteve

Pas festave të fundvitit, studentët iu kthyen këtë të hënë protestave. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave. Në protestën e sotme atyre u janë bashkuar dhe qytetarë, banorët e Astirit, minatorë , përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etj.

Mëngjesin e 7 janarit, 2019, studentët rinisin proetstën, duke sfiduar temperaturat e ulëta, thirrjet e pedagogëve për tiu rikthyer auditoreve apo dhe vendimin e disa studentëve për të zhvilluar mësim.

Në fillim mbyllën portat e Fakulteteve me zinxhirë dhe gozhduan dyert. Më pas, rreth orës 10:00 marshuan drejt kryeministrisë.

Ata qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, duke kërkuar nga kryeministri të amendojë ligjin e arsimit të lartë. Sipas tyre, VKM e miratuar nga Rama mund të ndryshojë çdo moment, ndaj për kërkesat e tyre kërkojnë "vulën" e parlamentit.

Sikundër kishin paralajmëruar surpriza, veç banderolës gjigande te Politekniku, studentët rreth orës 11:53 ndezën flakadanë para Kryeministrise, teksa kendonin dhe kenge atdhetare. Pasi digjnin tymueset, ata gjuanin me boshtet plastike të mbetura godinën e Kryeministrisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-i-rikthehen-protestave-para-kryeministrise-plotesimin-e-kerkesave

Recommended