Ora News - Studentët e gdhinë para Kryeministrisë, 8 pikat e panegociueshme

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët kanë paralajmëruar edhe sot protestë para Kryeministrisë. Mbledhja e studentëve do të nisë prej orës 08:30 pranë Fakulteteve respektive dhe në 10:00 do të jenë te Kryeministria. Bashkimi Kombëtar Studentor bën thirje për protesta të qeta. "Për asnjë moment nuk duhet të përshkallëzohet protesta deri në një njoftim të dytë" thuhet në një postim në fb, teksa përjashtohen në mënyrë kategorike negociatat me Kryeministrin për 8 kërkesat e parashtruara prej tyre. Sot shënohen 10 ditë protestë nga studentët.

Ora 09:14 Nuk ka dialog, vetëm plotësim kërkesash

Studentët mbeten të vendosur në kërkesat e tyre, duke përjashtuar çdo lloj dialogu me Kryeministrin.

Studenti: Protesta do të vazhdojë si ka vazhduar, nuk kemi përfaqësi, as dialog. Jemi të vendosur, pa negociata, pa dialog, vetëm plotësim të kërkesave.

Ora 09:09 Rreth 60 studentë kanë kaluar natën në bulevard

Studentja: Kemi vajtur tre herë në tualet, dy herët e para policia nuk na tha gjë. Herën e tretë na ndaluan, isha bashkë me një vajzë. Na kërkuan emër, mbiemër, nga jemi dhe Universitetin ku studiojmë. Na thanë se e kanë vetëm për verifikim.

Në momentin që ikën mediat, banorët që vinin me çanta këtu për të na sjellë ushqim u kontrollonin çantat, nëse kishin dru me vete apo jo. Shkuam për të marrë dru dhe na ndaluan. Zjarr nuk kishte. E kaluam me shi, të ftohtë, pa zjarr.Derisa shiu nuk na ndaloi mbrëmë që na gjeti të papërgatitur, sot që do marrim masa nuk do na ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vazhdon-rezistenca-e-studenteve-para-kryeministrise-8-pikat-e-panegociueshme

Recommended