“Ju flet Moska”: Kompanitë e porcelanit që pastrojnë para nga Spanja - Ora News

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme skemën e pastrimit të parave nga Spanja.

Sipas tij kompani në Shqipëri që importojnë produkte hodrosanitare nga Spanja pastrojnë në vendin tonë para të krimit të organizuar ndërkombëtar, qoftë të drogës apo qënieve njerëzore.

Po sipas Myftaraj, kompanitë të vendosura kryesisht në autostradën Tiranë-Durrës, punojnë me dy bilance, duke shmangur dhe pagimin e taksave për shtetin shqiptar.

Kastriot Myftaraj: Tema e emisionit të sotëm është zbulimi i një skeme të pastrimit të parave dhe të shmangies të pagimit të taksave nga ana e kompanive që importojnë produkte hidrosanitare, porcelani etj nga Spanja. Është një histori interesante. Në autostradënn Tiranë-Durrës ka shumë kompani të cilat importojnë nga Spanja, dhe dihet që Spanja është një prodhues i madh ndërkombëtar i porcelanit, hodrosanitareve, pllakave.

Këto shoqëri kanë ndërtuar me njerëz të krimit të organizuar një skemë për të financuar këtë veprimtari me para të krimit të organizuar dhe për të siguruar të ardhura në mënyrë të kundraligjshme, duke shmangur dhe pagimin e taksave dhe duke bashkëpunuar në pastrimin e parave të pista të mafias ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve apo qënieve njerëzore. Është një skemë që ka si rezultat të saj një fenomen për të cilin cilin ka folur Rama para disa kohësh, ku tha se nuk do të pranohet më të punohet me dy bilance. Një bilanc për bankat dhe një bilanc për vete kompanitë. Në këtë rast që po flas punohet me dy bilance, dy fatura.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-kompanite-e-porcelanit-qe-pastrojne-para-nga-spanja

Recommended