Ora News - Soreca komenton protestën e studentëve: Dialogu me qeverinë, i nevojshëm

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, e vlerëson si të nevojshme një dialog mes studentëve dhe qeverisë, për adresimin e problemeve që kanë ngritur në protestë. Në ditën e 6 të protestës, zyrtari i lartë europian, kërkoi ndëshkimin e rasteve të korrupsionit të denoncuar nga studentët.

Soreca: Ne po e ndjekim protesten e studenteve, besojmë se dialogu me qeverinë për kërkesat e tyre është zgjidhja me e mire. Nëse është e vertetë që në sistemin arsimor ka korrupsion, atëhere organet kompetente duhet të na e thonë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim me ineteres protestën.

Deklaratat e ambasadorit të BE-së, erdhën nga ministria e Drejtësisë pas një takimi të zgjeruar me dy strukturat antikorrupsion, Komitetin Koordinator dhe Task Forcën Ndërinstitucionale Antikorrupsion.

Soreca: Hetimi financiar në luftën kundër korrupsionit është i rëndësisshëm. BE pret një proces zgjedhjesh të lira dhe transparente në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi janë institucione të rëndësishme. Ne do të mbështesim luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pikë e rëndësishme e Shqipërisë drejt Europës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/soreca-komenton-protesten-e-studenteve-dialogu-me-qeverine-i-nevojshem

Recommended