Report TV - Niko Peleshi komenton protestën e opozitës: Kauza e tyre e vjetër

  • 6 years ago
Niko Peleshi gjatë një takimi të posaçëm sektorial, në fokus të së cilit ishte mbështetja e fermerëve për të qenë përfitues të skemave bujqësore deklaroi se për projektin është gati që të diskutojë me të gjitha grupet parlamentare, madje të shkojë në selitë e tyre.

Peleshi komentoi edhe protestën e opozitës duke e cilësuar kauzën të vjetër. ?Jam gati për diskutim dhe ballafaqim me të gjithë deputetët e grupeve parlamentare, qoftë dhe në selitë e tyre. Por, për fat të keq opozita ka një axhendë të vjetruar? tha ai.
Më pas ministri njoftoi se investimet nga KE dhe qeveria për sektorin e bujqësisë këtë vit do të jenë 94 milionë euro. Aplikimet që nisin sot do të zgjasin deri në datë 28 shkurt. ?Dua të përsëris lajmin e mirë nga KE për miratimin e programit më të madh që bujqësia shqiptare ka pasur, 71 mln euro, 23 mln euro nga qeveria shqiptare, pra 94 milionë euro për bujqësinë. Kjo është një mundësi dhe një sfidë e madhe për ne. Çdo fermer mund të aplikojë pa paraqitur asnjë dokument, por vetëm duke plotësuar vetëm një formular me të dhëna. Do i drejtohen agro-pikave, që janë sportele unike ku AZHBR do të jetë më pranë fermerëve që këta të dinë si të përfitojnë dhe të marrin ndihmë nga fondi i garancisë? deklaroi ai.

Recommended