Ora News - Protesta e studentëve dhe në Korçë, Elbasan e Gjirokastër

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studentët e Universitetit të Korçës, të cilët janë bërë pjesë e protestës thanë hapur se janë kërcënuar nga politika dhe pedagogët!

Por, pavarësisht kërcënimeve ata janë të vendosur për ti shkuar deri në fund rrugës që tashmë ka nisur.

Student: Shumë nga ne kanë qenë të kërcënuar nga segmente të ndryshme të politikës dhe jo vetëm dhe disa pedagogë.

Edhe studentët protestues të Gjirokastrës thonë se po përballen me kërcënime politike që kanë për qëllim të çorganizojnë rezistencën e tyre.

Studentë: ?Disa ia kanë dalë që të heqin studentët nga kjo protestë.?

?Studenti është ai që ngre dhe studenti është ai që ul.?

Studentët e Elbasanit, e kanë mbajtur gjallë frymën e protestës edhe gjatë ditëve të fundjavës, por edhe të hënën.

Ata janë të bindur për ta mbështetur deri në fund.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-e-studenteve-dhe-ne-elbasan-e-gjirokaster

Recommended