Ora News - Mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve, protesta në Korçë e Elbasan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e investimeve dhe e shërbimeve nxorri në protestë banorët e fshatit Goskovë në Korcë.

Në fshatin me rreth 2000 banorë mungon uji i pijshëm, sistemi i vaditjes dhe kanalizimet e zeza.

Por kërkesa kryesore është çertifikata e pronësisë për shtëpitë ku thonë se jetojnë prej 50 vitesh.

Zyrtarë të Bashkisë së Korcës konfimuan se shumë shpejt do të nisin investimet në këtë fshat, por banorët duken mosbesues ndaj paralajmëruan përshkallëzim protestash nëse nuk ndryshon situata

Ndërkohë Mungesa e transportit urban ka detyruar banoret e fshatit Balldren ne qendrën administrative te Bradasheshit te dalin ne proteste.

Sipas banorëve Bashkia e Elbasanit prej një muaji ka ndryshuar destinacionin e autobusëve për të ulur trafikun në qytet por kjo penalizon zonat ruale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mungesa-e-infrastruktures-dhe-sherbimeve-protesta-ne-korce-e-elbasan

Recommended