Ora News - Protesta e studentëve në Gjirokastër

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora 12:02 Studentët e Korçës po marshojnë drejt qendrës dhe më pas do shpërndahen

Ora 11:56 Studentët e Korçës protestojnë para gjimnazit "Themistokli Gërmenji". U kërkohet drejtuesve të shkollës të lirojnë gjimnazistët, pasi mësohet se janë kyçur në klasa.

Ora 11:21 Studentët e Elbasanit bllokojnë aksin Tiranë-Elbasan pranë Bradasheshit. Lëvizja e mjeteve drejt Tiranës po bëhet nga rruga e vjetër e Qafë Krrabës.

Ora 10:28 Me një ndjesë ndaj qytetarëve, studentët e Korçës zhbllokojnë rrugën

Ora 10:20 Bllokohet aksi Elbasan-Tiranë, studentët ulen në rrugë

Studentët e Elbasanit kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Tiranë. Ata janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, ku do të qëndrojnë përreth një orë. Më pas do marshojnë në këmbë në rrugën e Metalurgjikut. Ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do nisen drejt Tiranës.
Ora 10:11 Mbyllet protesta në Shkodër, të gjithë në Tiranë
Sot ishte dita e fundit që studentët " Luigj Gurakuqit" protestojnë në Shkodër. Në përmbyllje të protestës së sotme do të nisen drejt Tiranës, ku është dhe kauza kryesore. Ata protestuan edhe para gjimnazit "Oso Kuka", ku kërkuan që gjimnazistët të lejohen të dalin në protestë. Më pas në mënyrë të organizuar iu drejtuan qendrës së Shkodrës për tu nisur në kryeqytet, raportoi gazetari ynë Bepin Kolvataj.

Ora 10:05 Mesazhi nga Vlora për Kryeministrin: "Studentët si BE, plotësoni kushtet që të hapen negociatat"

Ora 09:59 Studentët e Korçës bllokojnë të dyja rrugët hyrëse në qytet.

Ora 09:47 Studentët e Vlorës nisin protestën te godina e Universitetit me thirrjet "Mos kini frikë, plotësoni kushtet tona".Ata denoncojnë se janë kërcënuar dhe shantazhuar nga pedagogët.
Ora 09:41 Studentët e Korçës marshojnë drejt rrugës së Pazarit për të vazhduar te rruga e Çifligut, ku do të bllokojnë aksin nacional.

Ora 09:38 Gjimnazistët e "28 nëntorit" në Shkodër nuk lejohen të protestojnë

Para nisjes drejt Tiranës, studentët e Shkodrës kanë ndaluar përpara gjimnazit "28 nëntori". Shkak është bërë bllokimi i gjimnazistëve nga drejtuesit e shkollës për t'iu bashkuar protestës.

"Turp, dilni protestoni!" ishin thirrjet e tyre.

Ora 09:24 Studentët e Gjirokastrës ulen në shkallët e Universitetit " Eqerem Çabej".

Ora 09:22 Studentët e Elbasanit nuk do të protestojnë në qytetin e tyre. Ata kanë vendosur të nisen drejt Tiranës.

Ora 09:18 Edhe pse morën zgjidhje për kërkesat e tyre nga Rektorati, studentët e Shkodrës janë solidarizuar edhe sot me studentët e Tiranës. Por pjesmarrja në protestë është shumë më e ulët se ditët e tjera. Pritet që studentët të nisen drejt Tiranës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/edhe-universitetet-e-rretheve-ne-proteste-studentet-marshojne-ne-korce

Recommended