Studentët shqiptarë me shpenzimet më të larta për arsim në të gjithë Europën, gati 4 herë më shumë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studentët kanë pushtuar rrugët e Tiranës kundër rritjes së tarifave në Universitetit. Edhe pse Shqipëria nuk ka shkollat dhe univeristetet më të mira të Europës, në raport me moshatarët e tyre europianë arsimi u kushton më shtrenjtë studentëve shqiptarë.

Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.

Të dhënat e fundit të INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës treguan se pesha e shpenzimeve për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjeve shqiptare, një peshë gati katër herë më e lartë se e familjeve Europiane.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.

Instituti i Statistikave të Kosovës raporton në anketën e fundit të buxhetit të familjeve për vitin 2016, se pesha e shpenzimeve për arsim në totalin e buxhetit është zero.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-shqiptare-me-shpenzimet-me-te-larta-arsim-ne-te-gjithe-europen-gati-4-here-me-shume
Recommended