INSTAT: Shqipëria me shpenzimet më të larta në Europë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria mbetet një ndër vendet e vetme në rajon dhe në Europë që shpenzimet mujore për tu ushqyer zënë peshën kryesore të buxheteve familjare. Statistikat tregojnë se 44.1 % e shpenzimeve të shqiptarëve shkojnë për ushqim dhe pije, e ndjekur nga Maqedonia me 37.8 % e për të vijuar më pas me Serbinë."Duket sikur ka kthyer ky trend. Kemi një tendencë që po shkon drejt të njëjtës linjë si vendet e tjera. Megjithatë kjo do të shikohet me qartësisht edhe në anketën e vitit pasardhës, pasi mund të kemi një ndryshim strukturës së shpenzimeve mujore familjare. Fakti që shpenzimet për ushqim kanë rënë ndërkohë që shpenzimet në tërësi kanë pësuar një rritje të lehtë do të thotë se ka një preferencë drejt shpenzimeve jo me bazike për ushqim, por edhe për çështje të tjera si shëndetësi, transport apo edhe argëtim , ku përfshihen shpenzimet për baret dhe restorantet", -thotë Ibrahimaj.Në anketën e INSTAT rezultoi se familjet shqiptare shpenzuan më pak për ushqim në vitin që lamë pas. Por si e komenton drejtorja e INSTAT Delina Ibrahimaj këtë tendencë?Ndonëse në vendet e tjera shpenzimet për banesa ku përfshihen qiratë, pagesat e energjisë dhe ujit, zënë një peshë të konsiderueshme në buxhetet mujore, në vendin tonë, paratë e shqiptarëve janë fokusuar tek shërbimet shëndetësore por edhe tek transporti, i cili një vit më parë shënoi një shtrenjtësim të shërbimeve.Një ditë më parë INSTAT publikoi anketën e buxheteve familjare nga ku rezultoi se një familjeje me 4 persona i nevojiten mesatarisht 73 mijë lekë në muaj ndërsa një individi i duhen 19.660 lekë.
Recommended