Ora News - Plan rezervë për sigurimin e depozitave
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Depozitat e shqiptarëve në institucionet financiare janë siguruar me një projekt rezervë të miratuar mes Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dyte. Në planin e rimëkëmbjes parashikohen krizat e mundshme ekonomike por dhe planet rezervë. Pavarësisht kësaj Zv.guvernatorja Natasha Ahmetaj bën thirrje për të mos lejuar rritjen e nivelit të kredive të këqia që mbesin në nivelin 12.9 për qind.

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë një projekt rezervë ndërhyrje në rast të krijimit të një krize financiare. Zv/guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj deklaroi se gjatë vitit 2018, janë hartuar planet e rimëkëmbjes, bazuar në një akt të ri nënligjor të miratuar nga Banka e Shqipërisë, që përcakton përmbajtjen e detajuar të tyre. të dhënat janë bërë publike në konferencën rajonale, ku u nënvizua siguria financiare.

Natasha Ahmetaj: Por kemi fatin që në kohë të mirë, në kohë paqeje financiare të ndërtojmë të njëjtën kornizë ligjore dhe të ndërtojmë të njëjtat instrumenta që fuqizojnë dhe bëjnë më të qëndrueshëm sistemin tonë bankar dhe financiar në rast se një krizë e mundshme mund të ndodhë në të ardhmen.

Numri dy i Bankës së Shqipërisë kërkoi prej institucioneve financiare të bëjnë kujdes me përzgjedhjen e projekteve që financojnë dhe të pastrojnë bilancet nga kreditë e këqija të cilat kanë kanë në nivelin 12.9 për qind.

Natasha Ahmetaj: Ajo që ishte e përbashkët për të gjithë institucionet që u prekën nga kriza dhe nga situata e stresuar financiare, kishte të bëntë me marrjen e një niveli të shtuar risku, ose me një financim të aktivitetit nga burime afatshkurtra, të cilat nuk i rezistonin situatave të stresuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plan-rezerve-sigurimin-e-depozitave
Recommended