Ora News - Përplasja me Ramën, flasin për Ora News aktivistët e Lëvizjes për Univesitetin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tarifat e studimit ishin arsyet e protestes së studentëve ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e hënë.

Por ato që kreu i qeverisë nuk pranoi t`i dëgjonte pasi urdhëroi nxjerrjen jashtë, studentët, aktivistë të Lëvizjes për Universitetin të pranishëm në konferencë, i thonë për Ora News.

Irdi Ismaili: I morën vajzat, i ngritën peshë dhe i nxorën jashtë. Njëra nga vajzat u dëmtua pak. Kjo tregon që ai i ka frikë këto nisma, po mundohet të mbulojë gënjeshtrat e veta që ne kemi arsimin më cilësor, ne u japim bursa studentëve. Ku janë këto bursat e studentëve? Unë jam student dhe nuk kam bursë.

Kërkesa kryesore është zerimin e tarifave. Sipas tyre ato janë të papërballueshme për buxhetet e varfra të familjeve shqiptare ndërsa krahasuar me fqinjët dhe më tej me shtete të tjera në Europë, janë të larta.

Irdi Ismaili: Duke krahasuar rrogën minimale dhe mesatare me tarifat e shkollës, ne kemi tarifat më të larta në 25 shtete. Kemi fqinjin tonë Greqiqë që e ka zero tarifën.

Tarifat përbëjnë shqetësimin e pjesës më të madhe të studentëve, të cilët thonë se janë të detyruar të punojnë për te përballuar studimeve te larta.

Studentja: Ka mundësi që të jetë dhe më e vogël në mënyrë që të jetë e përballueshme për të gjitha llojet e ekonomive.

Studentja: Mund të ketë studentë që nuk e përballojnë dot, kështu që mund të ishte dhe më e ulët

Studentja: Duhet të punojnë shumë natë e ditë vetë, që t'ia dalin.

Teksa në Shqipëri tarifat rëndojnë xhepat e studentëve dhe familjarëve të tyre, në shumë shtete të Europës me zhvillim të lartë ekonomik taksat universitare janë zero.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perplasja-tarifat-aktivistet-e-levizjes-univesitetin-tregojne-cfare-ndodhi-me-ramen

Recommended