Në Kuvend mbërrin pr/ligji për sigurimin e depozitave, në skemë edhe bizneset - Ora News
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kuvend ka mbërritur projektligji për sigurimin e depozitave, që parashikon zgjerimin e bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema. Sipas këtij drafti, tashmë nuk do të mbrohen më vetëm depozitat e qytetarëve, por edhe ato të tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Sipas të dhënave zyrtare, depozitat e këtyre të fundit përbëjnë 13% të totalit të depozitave në sistemin bankar.
Skema e sigurimit të depozitave nuk do të përfshijë më vetëm qytetarët, por edhe bizneset. Një projektligj i ri për sigurimin e depozitave ka mbërritur në Kuvend dhe synon të zgjerojë bazën e depozituesve të mbrojtur nga skema. Në relacion theksohet se projektligji i propozuar merr shkas edhe nga rekomandimet e misionit të Bankës Botërore për vlerësimin e sektorit financiar në Shqipëri.
Ndryshimet synojnë zgjerimin e bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema nëpërmjet përfshirjes së depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në depozitat e sigurueshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ne-kuvend-mberrin-prligji-per-sigurimin-e-depozitave-ne-skeme-edhe-bizneset/
Recommended