Ora News - Ceremonia mortore e ekstremistit grek që qëlloi mbi RENEA-n. Bëhen thirrje antishqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mesditën e sotme, në fshatin Bularat të Gjirokastrës u zhvillua ceremonia mortore për ekstremistin grek, Kostandin Kaçifas që më 28 tetor qëlloi mbi forcat RENEA.

Me veshje ushtarake dhe i mbuluar me flamur grek, arkivoli i Kostandinos Kaçifas doli nga banesa rreth orës 13:15 minuta.

Qindra qytetarë nga Greqia u mblodhën për t'i dhënë lamtumirën e fundit ekstremistit grek, 12 ditë pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, ku 35 vjeçari mbeti i vrarë.

Kortezhi udhëhiqej nga një flamur i madh grek, ndërsa thirrja e qytetarëve grek ishte "Kaçifas ti jeton, na udhëhiq".

Nuk munguan as ofendimet dhe sharjet ndaj shqiptarëve "qentë shqiptarë"

Parullat e tjera të tyre ishin: "Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi".

Thirrjet herë pas here ndërpriteshin nga këmbanat e kishës.

Pas ceremonisë në kishën e fshatit, trupi i Kaçifasit mes duartrokitjeve të grekëve u përcoll për në banesën e fundit.

Nuk pati prezencë të forcave të policisë.

Ceremonia u ndoq me interes të madh nga mediat greke dhe shqiptare, ku këto të fundit u diskriminuan dhe u ofenduan.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-lamturmira-kacifasin-dy-autobuse-nga-athine-mberrijne-ne-bularat

Recommended