Report TV - Kapet minoritari që po i ndërtonte memorial ekstremistit grek që u vra në Bularat

  • 5 years ago
GJIROKASTER-Një person është vendosur në hetim pasi tentoi që t'i ndërtonte një memorial grekut, Konstandin Kacifas që u vra nga policia vitin e kaluar në fshatin Bularat, pasi hapi zjarr drejt RENEA-s.

Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase raporton se janë referuar materialet pranë gjykatës për Vangjel Barkën banues ne fshatin Bularat, bashkia Dropull pasi në vendin e quajtur kodër mbi fshatin Bularat ku u vra Kacifas ka ndërtuar një bazament betoni.Vendi ku është ndërtuar bazamenti përkon me vendin ku është vrarë Kacifas me 28 tetor të vitit të kaluar dhe mendohet se ishte përgatitur tereni për ndërtimin e një memoriali pasi pas disa ditësh është 1 vjetori i vdekjes se tij.

Kanë qenë dy barinj që kanë pikasur veprimet e minoritarit duke sinjalizuar, ndërsa bashkia ka deklaruar se nuk ka asnjë leje për të ndërtuar një gjë të tillë. Barka është marrë në pyetje dhe po ndiqet në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm.

Por cfarë do të ndodhë në datë 26 Tetor në Bularat? Report Tv mëson se është parashikuar të organizohet një ceremoni në Bularat, organizatorët nuk dihen, por bashkia nuk ka marrë përsipër ceremoninë, thotë gazetari i Report Tv, Piro Nase.

Bashkia ka marrë përsipër vetëm organizimin e ceremonisë për festën e njohur si 'JO'-ja greke me disa aktivitete në fshatin Dervicjan.

Ceremonia do të kulmojë me vendosjen me kurora me lule në varrezat në Bularat, ndërsa më pas do të organizohet një meshë. Mbetet për t'u parë nëse do të vijnë grekë, ndërsa kanë filluar organizimet për transportin me autobusë.

Recommended