Ora News - "Vrava gruan, të vras dhe ty po s'më more" , dëshmon shoferi që largoi Fadil Kasemin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në seancën gjyqësore ndaj Fadil Kasemit, sot dëshmoi drejtuesi i mjetit që e largoi nga vendnngjarja pasi ai kishte ezekutuar ish-gruan e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Klodian Tafa deklaroi para togave të zeza tek Krimet e Rënda se u mor peng nga Kasemi dhe nën kërcënimin e armës u detyrua ta marrë në makinë.

Klodian Tafa: Kasemi më doli para makinës, kishte pistolete në dorë dhe më tha që do të hipte.
I thashë Fadil Kasemit se nuk na lejon kompania të marrim persona të tjerë në makinë.Kasemi më kërcënoi duke më thënë se kishte vrarë gruan dhe do të më vriste dhe mua nëse nuk e merrja.

Hipi në makinë dhe më kërkonte të ecja shpejt pasi na u vu pas një motor policie.

Duke shpjeguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, Tafa tregoi se kishte kaluar kryqëzimin poshtë zonës së ?Xhamllikut? me semafor të kuq.

Pas kryqëzimit,Fadil Kasemi, kishte hequr karikatorin nga pistoleta dhe këtë moment Tafa e kishte shfrytëzuar për ta dorëzuar me duart e veta në polici.

Klodian Tafa: Më poshtë u futa kundravajtje drejt Komisariatit nr. 1. Futa mjetin në oborrin e Komisariatit. Kasemi zbriti me armën në dorë dhe aty u ndalua nga policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrava-gruan-te-vras-dhe-ty-po-sme-more-deshmon-shoferi-qe-largoi-fadil-kasemin

Recommended