Ora News - "Lëshomë se do t'i vras të gjithë", flet i mbijetuari nga masakra e Matit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër i mbijetuar nga masakra e Matit rrëfen dinamikën e ngjarjes së tronditi vendin, me tre të vrarë dhe një të plagosur.

Brigaderi, Gëzim Hoxha, thotë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave dhe se Koxha kishte dy karikatore të tjera me fishekë me vete.

Sipas tij, autori i masakrës Kujtim Koxha pasi zbrazi një karikatore në drejtim të tyre i tha kryeplakut që i kapi automatikun: Më lësho se do ti vras të gjithë!

Brigadieri i Bashkisë mohon se shkak i konfliktit të ketë qenë shtrimi i rrugës pranë shtëpisë së Koxhës, pasi nuk i ka bërë askujt kërkesë për këtë çështje edhe pse plani i bashkisë ishte për të ndërhyrë dhe në lagjet e fshatit Shëlli pas mbarimit të rrugës kryesore.

Siç tregon Hoxha, viktimë mbeti dhe një prej shokëve të Kujtim Koxhës, Hamit Buci, me të cilin pinte çdo ditë në atë lokal dhe që në momentin e ngjarjes e solli rastësia.

Gëzim Hoxha thotë se gjithashtu se autori i masakrës njihej si person problematik në fshat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/do-tu-vras-te-gjitheve-flet-i-mbijetuari-nga-masakra-e-matit
Recommended