Ora News - Gjirokastër, RENEA vret 35-vjeçarin grek që qëlloi mbi policinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat RENEA kanë ekzekutuar shtetasin grek Kostandinos Kacifa, pas një përplasje të ashpër me armë e cila zgjati për disa orë.

Ngjarja ka nisur rreth orës 10:00 të së dielës, kur Kacifa ka qëlluar me breshëri në ajër në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës, ku po zhvilloheshin festime me rastin e përkujtimit të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i policisë, e cila ka rrethuar zonën ku ndodhej shtetasi grek.

Pas mbërritjes, forcat e policisë kanë hasur në zjarrin e Kacifas. Pas kësaj 35-vjeçari është fshehur pranë depos së ujit të fshatit. Në ndihmë të shërbimeve të policisë së Gjirokastrës kanë shkuar forca speciale RENEA me anë të një helikopteri.

Thirrjeve për tu dorëzuar, Kacifa i është përgjigjur me plumba. Mësohet se beteja me armë ka zgjatur deri pas orës 15:00, ku i riu nuk ka pranuar të ulë armët. Madje plumbat kanë rënë edhe mbi banesat e fshatit, duke i dëmtuar, por edhe duke i rrezikuar ata.

Si pasojë efektivët janë detyruar të ndërhyjnë duke lënë të vrarë shtetasin grek.

Sipas banorëve të fshatit, 35-vjeçari jetonte në Greqi, por kishte më shumë se një javë që kishte ardhur në Bularat. Ndërkohë Policia thotë se 35-vjeçari Kaçifa është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë dhe prej disa ditësh ishte kthyer në fshat.

Sulmi mendohet të ishte paralajmëruar disa ditë më parë në rrjetin e tij social FB, ku shkruante: "Grek ose vdekje, ky është detyrimi i të gjithëve ne, në 28 tetor në Bularat për të nderuar paraardhësit tanë në memorialin përkujtimor", është shprehur ai në postimin e datës 23 tetor.

Ndërsa në një postim tjetër të mëvonshëm ka reaguar mbi bisedat e dy kryeministrave: "Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa pronarin, por një gjë duhet të jenë të sigurt, rinia nuk do të qëndrojë si spektatore. Ata kanë thirrur grekët më 28 tetor për të dërguar një mesazh në një drejtim".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarr-me-kallashnikov-ndaj-policise-ne-gjirokaster

Recommended