U arrestua pas shkëmbimit të zjarrit me policinë/ I kërkuari për vrasje qëlloi 2 herë mbi policinë

  • 4 years ago
VLORE- Arrestimi i Xhevahir Jonuzit në Hoshtimë të Vlorës, një i dënuar në vitin 1999 me 25 vite burg për vrasjen e Shezai Belajt dhe Shkëlqim Gurhanajt, ka nxjerrë në dritë fakte të reja, pasi Jonuzi prej kohës kur ka kryer krimin e deri më sot,qarkullonte i lirë,i armatosur dhe përdorte një pasaportë biomentrike. Kjo pasaportë biometrike është sekuestruar nga policia e Vlorës, ku u zbulua se Jonuzi ka përdorur të dhënat personale të një qytetari nga Sukthi i Durrësit, me emrin Sutki Lala. Pikërisht nën këtë emër fshihej prej disa vitesh Xhevahir Jonuzi, i cili në pasaportën biometrike ka futur vetëm foton e tij, ndërsa emrin dhe ditëlindjen 14 korrik 1979, ia kishte vjedhur një qytetari nga Sukthi i Durrësit.

Recommended