'RENEA qëlloi babai', djemtë e Haxhi Likës për Report TV: S’kemi lidhje me Laert Haxhiun

  • 6 years ago
Djemtë e Haxhi Likës, të plagosurit në aksionin e RENEA-s flasin për Report TV një ditë pasi u shoqëruan në polici. Në një intervistë për gazetarin Dricim Caka, ata deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje me Laert Haxhiun, apo personin tjetër që kërkonte RENEA, Orgest Bilbili. Alberti dhe Martini i qëndrojnë versionit që policia ka plagosur babanë e tyre dhe duan që për këtë t?ju kërkohet falje.Ata shtojnë se është e vërtetë që babai i tyre ka pasur çifte por nuk pranojnë që ai të ketë qëlluar me të në drejtim të policisë.

?Ne kriminelë s?kem strehuar. Do i shkojmë deri në fund kësaj historie deri sat ë gjejmë të drejtën. RENEA na ka ushtruar presion e dhunë, na ka dëmtuar familjen. Babai nuk ka qëlluar me çifte, e kemi me leje por ajo ka 3 apo 4 vjet që nuk përdoret. Babai im i ka shërbyer këtij shteti për 50 vjet si brigadier, e njeh gjithë zona çfarë njeriu është?

Martin Lika
Në rrëfimin e tij Albert Lika tha se është marrë me forcë nga RENEA në momentin që ka shkuar të shohë gjëndjen e të atit.

?Kur më telefonoi vëllai shkova me vrap në shtëpinë e tyre. U ngjita në dhomën e babait, atje gjeta nënën që qante mbi trupin e tij. RENEA erdhi dhe më qëlloi në sy të nënës. Të gjejnë prova dhe le të na akuzojnë, jo kështu kot?

Albert Lika
Çfarë ka ndodhur një ditë më parë në banesën tuaj?

Martin Lika: Ngjarja që ka ndodhur dje në mëngjes në shtëpinë time. Ka qënë një ngjarje që as vetë nuk e mendoj si ka qënë. Unë kam qënë në gjumë. Në momentin që kam dëgjuar këto të bërtiturat dil jashtë, dil jashtë, ngihem dhe zbres poshtë tek prindërit. Babai po vishte pantallonat, mamaja po hapte dritaren dhe tha policia, policia. I thashë mamasë të dilte se po ndiqte policia një kriminel. Sa mbyll unë dritaren direkt qëllojnë babanë. Në ato momente kam bërititur si i luajtur, policia, policia se e pashë babain të shtrirë. Mora në telefon vëllain dhe kunatin, hajdeni se më kanë vrarë babain. Hapa derën dhe dola në rrugë, shkova tek policia i thashë hajde merrni babanë se e keni qëlluar. Më vunë pas një muri sa u qetësove dhe pastaj më vunë prangat. Habitem se ne kemi qënë një familje nga më të parat, kur u bëmë ne të strehojmë kriminela?

Recommended