Report TV -Babai 'monstër' dogji me cigare dhe qëlloi me thikë foshnjen 2javësh

  • 4 years ago
25-vjeçarja e dhunuar nga bashkëshorti ka rrëfyer aktin e tmerrshëm të tij i cili përveç saj ka dhunuar në mënyrë makabre të bijën vetëm 2 muajshe dhe për këtë ka bërë vetëm 14 muaj burg. Ajo tregon se ish-bashkëshorti e ka djegur vajzën me cigare në fytyrë dhe i ka lënë shenja thike në trup.

"Këto dy muaj që kur kishte dalë nga burgu kishte takuar vetëm njëherë fëmijët në qendër dhe më ndoqi deri në shtëpi. Më kërkoi të kthehemi sërish bashkë. Por unë nuk mund të kthehesha pasi fëmijët janë. Ka djegur vajzën më cigare në fytyrë dhe ka e ka shpërfytyruar, edhe me thikë dhe ka bërë vetëm 14 muaj burg. Në trup ka shenja thike. Vajza është dhunuar kur ka qenë dy muajshe. Vajza ka qenë me raport mjeko ligjor. Vetëm një herë jam thirrur në gjyq. Herë tjetër nuk kam qenë. Nuk kam pasur avokat", tha 25-vjeçarja.

Recommended