Qëlloi mbi policinë gjatë operacionit antikanabis, arrestohet Gjin Guri - Ora News - Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shkodrës vë në pranga një prej autorëve që qëlluan mbi policinë gjatë aksionit antikanabis të këtij muaji në fshatin Shosh të Dukagjinit.
I arrestuari është 38-vjeçari Gjin Guri. Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë finalizimit të operacionit të koduar ? Bjeshkët?.
?Gjatë orëve të para të mengjesit te sotëm Policia e Shkodres ne bashkepunim me grupet e FNSH-së Shkoder , mbi bazen e nje plani operacional te mirëorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkerkuar në fshatin Shosh Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç?.
Po kështu Gjini figuronte në listën e ?grupit të zjarrit? të cilët qëlluan mbi policinë edhe në aksionin antikanabis të një viti më parë në Dukagjin.
38-vjeçari ishte dënuar me vendim te formes se prere me 7 vjet e dy muaj burg për ?Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake? dhe ?Kanosje?.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/qelloi-mbi-policine-gjate-operacionit-antikanabis-arrestohet-gjin-guri/