Report TV - Dosja e Spillesë/ Ja skema se si u bë pronar i poligonit ushtarak Karkini

  • 6 years ago
Zinxhiri i falsifikimit për të tjetërsuar bazën ushtarake të aviacionit përfshin ish-kryetarë të Komunës Kryevidh, regjistrues e noterë. Praktika është e njëjtë si edhe me formulën e përdorur edhe në parcelat e tjera me pisha. Banorë të zonës përzgjidheshin duke ju marrë dokumentin e identifikimit, regjistrohej toka e më pas firmosej tjetërsimi i saj. Në fshatin Stërbeg, 7 kilometra larg bazës ushtarake jeton 74-vjeçari Rrahman Qoshja. Sipas dokumentacionit të sekuestruar nga prokuroria ai është pronari që ja ka shitur bazën ushtarake biznesmenit Idlir Karkini.

Por, i moshuari nuk di asgjë, nuk e njeh Karkinin dhe ka mësuar që i përkiste poligoni i qitjes kur e kanë thirrur në prokurori. Rrahman Qoshja ra në kurthin e mashtrimeve tre vjet më parë, kur agronomi i zonës, Ilir Kaja i kërkoi kartën e identitetit për t?i regjistruar 900 metra tokë në fshatin Stërbeg. Madje, Kaja që gjendet nën arrest në dosjen e parë të skandalit të Spillesë e ka çuar edhe tek noteri. ?Kam hedhur firmën. Kam paguar 22 a 21 mijë lekë, por për tokën që kam këtu në fshat. Në Prokurori e mora vesh që isha pronar i poligonit. Jam habitur kur më ka thërritur Prokurori dhe i thashë që nuk e kam unë këtë tokë. Unë s?e kam dëgjuar dhe as e kam shitur. Nuk njoh asnjë person?, tregon Rrahmani.

Prokuroria e Kavajës thotë se biznesmeni Karkini nëpërmjet shitjeve fiktive që ka bërë tek disa noterë, ka arritur të përvetësojë poligonin e qitjes me një sipërfaqe prej 9600 metra katrorë. Sipas prokurorisë së Kavajës janë përdorur të dhënat e 180 banorëve të fshatrave Domen, Zhabjak, Spille, Kryevidh dhe Spanesh, të cilët pa patur dijeni janë bërë pronarë ranishteje dhe pyjesh, që më pas janë regjistruar si tokë arë dhe u janë shitur të tretëve. Por, situata duket më e rëndë në fshatin Shardushk, ku siç denoncojnë banorët një pjesë e tyre rezulton t?u kenë dhuruar kullotat e fshatit personave të panjohur prej tyre.

Recommended