Report TV - Reforma hap pas hapi, ja si do të spastrohet drejtësia/ Skema

  • 8 years ago
Amendamentet kushtetuese që përbëjnë shtyllën e reformës në drejtësi, kaluan me votë unanime në Parlament, në minutat e para të datës 22 Korrik. Por nga ky miratim deri sa të ndihen efektet e para të reformës më të thellë të ndërmarrë ndonjëherë, do të duhet një kohë e gjatë, që sipas ekspertëve mund të jetë disa vjeçare. Sfidë është miratimi i një sërë ligjesh të tjera, mbi 40 dhe ngritja e institucioneve të reja që përbëjnë orën zero të sistemit. cilat janë hapat e mëtejshme ligjore për implementimin dhe hyrjen në fuqi, të Kushtetutës së re të Shqipërisë?

Hapi I: Fuqizimi
Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Presidentit të dekretojë ndryshimet kushtetuese të miratuara në seancë. Kreu i shtetit ka në dispozicion 20 ditë për tu shprehur, dhe në bazë të nenit 177 të Kushtetutës, parashikohet që ai nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës. Në këto kushte parashikohet që afati maksimal kur kreu i shtetit të shprehet është data 12 gusht, nëse Kuvendi i drejtohet menjëherë pas votimit Presidentit. Mendimet parashikojnë hyrjen në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, pra, sipas pritshmërisë pritet të hyjnë në fuqi në datën 27 gusht.

Recommended