Report TV -Finalizohet reforma 26 kandidatët për Gjykatën Speciale, ja kushti i sikletshëm

  • 5 years ago
Dy gjykatat speciale të shkallës së parë dhe apelit, për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, po ngihen paralelisht me Prokurorinë e Posaçme, ku së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, përbëjnë atë që quhet SPAK, emër i cili po dominon për ditë e më shumë ligjërimin e klasës politike. Ngritja e SPAK shënon edhe finalizimin e reformës në drejtësi pas pesë vitesh rezistencë, pengesa, grindje, akuza, përpjekje për ta sabotuar dhe angazhim nga SHBA-BE. Këshilli i Lartë Gjyqësor, tre ditë para mbylljes së vitit 2018, ka vendosur nisjen e procedurave për formimin e dy gjykatave speciale, duke i paraprirë kësisoj formimit të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas vendimit, të gjithë gjyqtarët aktualë në detyrë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe të Apelit, kanë të drejtë të ushtrojnë përkohësisht detyrën pranë Gjykatës së Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas shkallëve. Gjyqtarët duhet të plotësojnë vetëm dy kushte: Të shprehin interesin me anë të një kërkese me shkrim drejtuar KLGJ për të ushtruar detyrën pranë gjykatave të posaçme si dhe të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve për vete dhe familjarët. Pra, të gjithë gjyqtarët e krimeve të rënda janë automatikisht kandidatë për t?u bërë pjesë e dy gjykatave speciale, me kushtin që të shprehin interesin dhe të heqin dorë nga privatësia. Konkretisht, janë kandidatë potencialë për t?u bërë pjesë e Gjykatës Speciale të Shkallës së Parë janë

Sandër Simoni, Liljana Baku, Miljana Muça, Etleva Deda, Bib Ndreca, Daniela Shirka, Daniela Shirka, Dritan Hallunaj, Irena Gjoka, Marsela Balili, Ardit Mustafaj, Fran Prendi etj. Ndërkaq, janë kandidatë potencialë për Gjykatën Speciale të Apelit janë Nertina Kosova, Albana Boksi, Dhimitër Lara, Dhurata Haveri, Gurali Brahimllari, Gjovalin Përnoca, Idriz Mulkurti, Sokol Binaj, Nure Dreni, Saida Dollani dhe Fehmi Petku.

Recommended