Top News - Nënkryetari i OVL/ ’Nuk e njoh gjykatën speciale’

  • 3 years ago
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj doli të martën për herë të parë para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë, nën dyshimet për pengim të drejtësisë.

Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj përsëriti qëndrimin se nuk i njeh Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale. "Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk do ta njoh. Jeni me mandat të skaduar që nga 2 gushti", tha Nasim Haradinaj. Ai akuzoi skenën politike në Kosovë se për "postet dhe rrogat e tyre " kanë "shkelur Kushtetutën" për këtë Gjykatë. Kundër Haradinajt ende nuk ka aktakuzë të ngritur, megjithatë Prokuroria në Hagë tha se këtë do ta bëjë së shpejti. Avokati i Haradinajt, Bes Martens njoftoi se mbrojtja ka ngritur mocion për hedhjen poshtë të pretendimeve të Prokurorisë së Specializuar dhe një mocion për lirimin e klientit të tij.

Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën dyshimet për pengim të drejtësisë, në të njëjtën ditë me arrestimin e kreut të OVL të UCK Hysni Gucati mbi të cilin rëndojnë të njëjtat dyshime. Seanca e parë ndaj këtij të fundit do të mbahet më 1 tetor. Një ditë më parë ndërkohë, para gjykatësit në hagë doli, Salih Mustafa, i arrestuari i parë i gjykatës së posacme si i dyshuar për krime lufte.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OVL#TopChannel