Zone e Lire/ A keni frike se mos e pesoni si Gruevski? Meta: Friken nuk e njoh
  • 5 years ago
?Pyetja që vret? është rubrika më e re e emisionit ?Zonë e Lirë? në Tv Klan që vë ?me shpatulla pas murit? të ftuarit.

Sot ishte Presidenti Ilir Meta ai që u përball me pyetjet e drejtuesit të emisionit Arian Çani. Një ndër pyetjet që ai i drejtoi Presidentit ishte nëse ka frikë se mos përfundon si ish-kryeministri Nikola Gruevski. Meta i prerë tha se nuk e njeh frikën.

Arian Çani: Edi Rama duket se ka marrë gjithë institucionet e drejtësisë, a nuk keni frikë se mos e pësoni edhe ju si Gruevski?

Ilir Meta: Frikën nuk e njoh as në tokë dhe as në qiell.

Arian Çani: Si president i Shqipërisë më thoni kur do të ndaheni zyrtarisht nga Monika Kryemadhi e LSI për të qenë i barazlarguar me palët politike.

Ilir Meta: Larg qoftë. Është një pyetje e rrezikshme dhe përgjigjen e ka të qartë. Me monikën vetëm në shtëpi.

Arian Çani: A jeni bërë pishman që ndihmuat Ramën kundër Nanos dikur?

Ilir Meta: Vetëm përpara Çani.

Arian Çani: Spo i flet Çanit, po i flet të madhit...

Ilir Meta: Vetëm përpara. Bëje të mirën, hidhe në det dhe ajo do kthehet pas.

Arian Çani: A jeni i ndërgjegjshëm se Edi Rama nuk mposhtet më me mjete politike?

Ilir Meta: Provokim.

Arian Çani: Edi Rama dhe Lulzim Basha të imagjinojmë se kanë nevojë që t'i ndihmosh sepse janë duke u mbytur në ujrat e Liqenit Artificial. Kujt do t'i shpëtonit jetën Ramës apo Bashës?

Ilir Meta: Do t?i çoja shqiponjën me dy koka që t?i shpëtonte të dy./tvklan.al
Recommended