PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria! PD: Keni frikë nga ligji
  • 5 years ago
Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi sot ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Opozita shprehu kundërshti që në fillim duke pretenduar se Rregullorja e Kuvendit duhet të shqyrtohet në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores dhe jo te Ligjet. Sipas propozimeve të reja në Rregulloren e Kuvendit, Prokuroria detyrohet që të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqje imuniteti për një deputet. Ndërsa PD është shprehur kundër këtij ndryshimi.

Kreut i Ligjeve, Ulsi Manja tha se ishte bojkoti i gjatë i opozitës bëri që Këshilli ta kishte të pamundur të punonte mbi draftin dhe e kaloi atë te ky komision. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se me ndryshimet në Rregullore maxhoranca po tenton të rikthejë imunitetin e deputetit. Sipas tij, maxhoranca ka frikë nga ligji për shkak të aferave korruptive.

Por për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i pranishëm në komisionin parlamentar të ligjeve për mbrojtjen e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, drafti do të kalojë në Kuvend edhe me votat e opozitës. Sipas tij, 12 nga ndryshimet në dokument janë bërë nga opozita dhe 6 nga maxhoranca.
Recommended