Wake Up/ Gallup: 67 % e botës ka frikë nga KOVID-19, 30% jo. A është e ekzagjeruar me frikën?

  • 4 years ago
Teksa e gjithë bota po mësohet me normalitetin e ri duke bashkëjetuar me virusin COVID-19, frika tek njerëzit se mos infektohet vazhdon të jetë e lartë. Shoqata Ndërkombëtare për Demoskopinë, Gallup botoi së fundmi raportin e tretë që nga fillimi i krizës nga pandemia. Gallup realizoi një anketim ku morën pjesë 18.000 vetë në 19 shtete, përfshirë edhe disa vende evropiane, si Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Italia dhe Zvicra. Raporti arriti në konkluzion se edhe pse kurba e infeksioneve të reja dhe numri i vdekjeve ka shënuar rënie që nga fillimi i saj, sërish tek njerëzit mbizotëron një frikë e madhe. Në SHBA dhe Itali p.sh. respektivisht 71 përqind dhe 79 përqind e të anketuarve vazhdojnë të kenë frikë se me COVID 19 mund të sëmuren ata vetë ose dikush nga familja e tyre. Në total në të 19 vendet e anketuara 67 përqind e njerëzve kanë frikë se mund të infektohen, kurse 30 përqind nuk kanë. Por a është kjo një frikë e ekzagjeruar, kur kurba është në rënie në shumë vende , po ashtu edhe numri i vdekjeve krahasuar me muajt e fillimit të pandemisë... Fatkeqësisht në Shqipëri, javët e fundit po shënohen raste të shtuara por edhe një shtim të numrit të vdekjeve....çfarë po ndodh....a duhet të kemi një frikë të shtuar se është " egërsuar" virusi? Për Dr.Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik ky sondazh është një fotografi e momentit sepse perceptimi ndryshon kohë pas kohe. "Një nga pikat kyçe në këtë perceptim është sesa ky publik sheh dhe ndjek mediat. Nëse 24 orë flitet për frikën nga KOVID-19 aq më shumë frikë ka popullata." -tha Alimehmeti

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended