Report TV - Vlorë,Basha:Ngrihuni në protestë mos keni frikë, ndryshimi po vjen!

  • 7 years ago
Kreu i demokratëve Lulzim Basha pasditen e së hënës ndaloi në Vlorë ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga selia e PD, Basha mori ide dhe sugjerime lidhur me protestën e 18 shkurtit e cila sipas tij është vetëm fillimi i një lëvizje mbarëpopullore, lëvizje që do të sjellë një ndryshim të madh në vend.

Pasi dëgjoi edhe shqetësimet e të rinjve lidhur kryesisht me papunësinë, kryedemokrati Basha i ftoi vlonjatët të ngrenë njëzëri problemet e tyre përpara Kryeministrisë më 18 shkurt, ku do të nisë edhe lëvizja mbarëpopullore e cila do të shtrihet në gjithë Shqipërinë.

?Rinia e Vlorës është e angazhuar si asnjëherë më parë për t?i prirë bashkimit mbarëpopullor të 18 Shkurtit, që do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve në 27 vite pluralizëm.

Përfitoj nga rasti ti ftoj të gjithë të rinjtë dhe qytetarët e Vlorës të bëhen pjesë e këtij bashkimi.

Recommended