Ora News - Vetingu, Dash Shehi: Mos kini frikë! Ai që vjen nga llumi, në llum do të shkojë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Deputeti i LZHK-së Dashamir Shehi ftoi deputetët të votojnë për draftin për vetingun në politikë.

"Në këtë sallë ka shumë njerëz që vjedhin. Në këtë sallë ka më shumë pasanikë se të varfër.. Këtu tek ne mafia është ulur këmbëkryq .. Mos kini frikë! Kush është i ndershëm nuk ka frikë fare!

Këtu jeni 5 vjet e gjysmë, tuajat i kishit gjykatat, policët pse nuk arrestuar ndonjë nëse do kishit zbuluar korrupsion.

Edhe ato që keni zgjedhur në KLP ne e dimë që janë me ju, por kjo nuk do të thotë që janë automatikisht hajdutë...

Ne jemi popull i vogël dhe e dimë sa i vlen lëkura secilit

Po e mbyll me një thënie asnjë nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet. Ai që vjen nga llumi, në llum do të shkojë. Kanë hyrë e kanë dalë shumë nga këtu .. para mund të kenë por fytyrë skanë më.

Duke komentuar thirrjet e Berishës për të rrëmbyer armët, deputeti tha: Pas kësaj punës së këngës, se fillon bëhet serioze kjo çështje. Rrini të qetë se ne që jemi këtu kur ishte kjo puna e armëve e mbyllëm dhe e bëmë me letra demokracinë. Kështu që rrini të qetë se nuk ka për të marrë njeri armën. Përtej pasionit të Berishës, rrini të qetë. Ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm. Lereni këtë muhabet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vetingun-dash-shehi-mos-kini-frike-ai-qe-vjen-nga-llumi-ne-llum-do-te-shkoje
Recommended