Ora News - Shqipëria në BE, ish-presidenti i Asamblesë së KE-së: Holanda nuk u bllokon dot

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rene Van Der Linden, politikan i njohur holandez deklaroi nga Korça se vendi i tij, i njohur për skepticizmin ndaj integrimit të Shqipërisë, në vend të procesit nuk mund ta bllokojë anëtarësimin. Por për të ardhur ajo ditë, ai tha se kjo do të varet nga realizimi i detyrave të shtëpisë dhe vullneti për të ecur përpara.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga plotësimi i kushteve të konsideruara ?detyra shtëpie? dhe vullneti i vendit për të ecur përpara.

Ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rene Van Der Linden, nga Korça vlerësoi se vendi ka bërë progres në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe mbi të gjitha forcimit të shtetit ligjor.

Rene Van Der Linden: Integrimi i Shqipërisë në BE, varet nga dy faktorë. Së pari nga vetë JU. Sepse nga përvoja e fundit e zgjerimit, nuk do të ketë më anëtarësime në grup. Por secili vend do të kontrollohet veç. Jam i lumtur të ve re zhvillime dhe progres në Shqipëri. Vë re me kënaqësi që keni bërë progres në drejtim të shtetit ligjor dhe zhvillimit të ekonomisë. Por sot Europa është në një situatë të vështirë për shkak të Brexit. Sot Europa përfaqëson ekonominë më të madhe, duhet të fuqizohen politikat e monitorimit të këtij zhvillimi, kështu që Italia nuk mund ta ndihmojë veten duke rritur borxhet. Por unë jam optimist për bashkëpunim të vendeve të Europës edhe falë presidentit Trump dhe vullnetit politik të vendeve europiane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-ne-be-ish-presidenti-i-asamblese-se-ke-se-holanda-nuk-u-bllokon-dot

Recommended