Report TV - Veliaj: Mos e blini ujin e boteve, punët në qytet nuk i bllokon dot as Mona as Luli
  • 5 years ago
Zona e Astirit në kryeqytet nuk do të vuajë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Gjatë verës, Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar për të ndërtuar një linjë të dedikuar që sjell ujë direkt nga impianti i Bovillës, për të furnizuar zonën e Astirit, e cila furnizohej me ujë pusi dhe mungonte rrjeti i kanalizimeve.

Erion Veliaj, tha se ky ishte gushti i fundit që zona e Astirit ka vuajtur nga mungesa e ujit të pijshëm., ku është punuar gjatë verës për linjën nga impianti i filtrimit të Bovillës."10 km në tre lote, për të furnizuar me ujë gjithë zonën e Astirit, e cila është ndërtuar mbi puse, me leje të dhëna nga ish-Komuna e Farkës, një zonë e ndërtuar me gropa septike. Pra, për dikë që erdhi në Tiranën e viteve ?90-2000 dhe bleu shtëpi me 300 euro metri katror, përgjigjja e pyetjes pse shtëpia ishte kaq e lirë, është se s?kishte rrjet ujësjellësi dhe kanalizimesh?, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se ky projekti do të shtrihet edhe në zona të tjera në periferi të qytetit.

?Për gjithë qytetarët, sidomos tek zona e Astirit, Yzberishtit, Laprakës, që sot po shohin të mirat e këtij investimi, besoj e kanë kuptuar se kur politika nuk përfshihet në punët komunale, Tirana ecën përpara. I them Monës dhe Lulit, mirëserdhët në Tiranë pas pushimeve, por gjërat që po denonconi tashmë kanë nja dy javë që i kemi zgjidhur. Është koha të bllokoni diçka tjetër, se ujësjellësin dhe kanalizimet e Tiranës, siç duket edhe nga kjo punë në mesnatë, nuk i bllokoni dot. Përfundimisht, punët në këtë qytet, nuk i bllokoni dot?, tha Veliaj.
Recommended