Ora News - Robert Goro: Banderola e Partizanit, ja si u komentua nga mediat greke
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bujë të madhe ka shkaktuar në Greqi banderola e tifozëve të Partizanit, "Një grek, një bastard më pak".

Banderola e vendosur në stadiumin "Selman Stërmasi" në ndeshjen mes Partizanit dhe Skënderbeut ka sjellë një reagim të ashpër në vendin fqinj. Televizionet helene i kanë kushtuar orë të tëra analizë kësaj banderole, duke e quajtur një ngacmim të radhës dhe të rëndë. Në shkrimet e tyre ato shkruajnë për një provokim të turpshëm dhe ironi me jetën e grekut Kostandino Kaçifas.

Një flamur anti-helenizëm për vdekjen e Kaçifas në një ndeshje futbolli në Shqipëri. Tifozët e Partizanit kanë vendosur parrulla me përmbajtje anti-helenizëm duke iu referuar vdekjes së të riut në fshatin Bularat. Por mediat greke shkojnë më tej. Klubi i Partizanit, tifozët e të cilëve shpalosën parrullën drejtohet nga vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, duke inskenuar se kjo banderolë ka lidhje me qeverinë e Edi Ramës. Madje mediat greke shkojnë më tej, dhe tregojnë origjinën çame të presidentit të të kuqve, Gazmend Demi.

Përtej reagimit në Greqi, diçka e tillë nuk duhet të ndodhte sepse sporti ka një ligj të pashkruar: të bashkojë popujt dhe jo t'i ndajë ato.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banderola-e-partizanit-revolton-mediat-greke?fbclid=IwAR0pZMIeAtKfLqBdMGcBEdihWVYUSTtYNV48HIwVk8K_C3PdoDDpYkknMnA
Recommended