Ora News - Kasmi: Partizanit i duhet një trekuartist, ja ku po gabon Gega

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bujar Kasmi i ftuar në Fair Play nga Enkeleida Zeko deklaroi se Partizani po bën mirë në këtë kampionat. Ndërsa shtoi se një trekuartist do i jepte një marsh më lart dhe për të dueluar me Skënderbeun. Sa i përket deklaratës së Gegas, Kasmi tha:

"Partizanit i duhet një trekuartist, për të shërbyer treshen sulmuese të cilën e ka shumë të shpejtë. Nëse kjo ndodh do të jetë një skuadër anti-Skënderbeu. Mendoj dhe besoj se edhe lojtarët që seleksionohen përgjigjen më shumë në aspektin mendor dhe psikologjik dhe më pas në faktor të tjerë. Edhe pse ka tre sulmues mjaft të mirë, trajneri Gega gaboi që i trasmetoi drejtuesve ku kërkon një sulmues. Mendoj se kjo deklaratë nuk i bën mirë skuadrës."-tha Kasmi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kasmi-partizanit-i-duhet-nje-trekuartist-ja-ku-po-gabon-gega

Recommended