Duro: Partizanit nuk i ngeci titulli, Tirana për mbijetesën duhet të përqendrohet te loja në fushë

  • 5 years ago
Superliga ka hyrë në fazën më të nxehtë kur përveç kreut ka luftë të ashpër për kualifikimin në Kupat e Europës, por edhe për mbijetesë. Në një intervistë për ?Report TV?, Shpëtim Duro, trajner i futbollit që ka drejtuar shumë skuadra në kampionatin shqiptar, fillimisht shprehet se Partizani i ka mbyllur llogaritë për titullin, por më pas shton se është kundër asaj që thuhet se të kuqve i ?ngeci? titulli.

?Partizani këtë vit e meriton titullin pasi çdo skuadër që del kampion e meriton. Është një kampionat i gjatë në një periudhë 9 mujore pavarësisht se konkurenca nuk ka qenë e duhura, por Partizani ka meritë sepse e ka menaxhaur siç duhet.?

Duro më tej thotë se mungesa e stadiumit e ka penalizuar Kukësin në luftën për titull, por thekson se verilindorët janë skuadra që nuk e diskton kualifikimin në Kupat e Europës.

?Kukësi nuk diksutohet që do arrijë në Europë sepse mund ta mbërrijë edhe ndërmjet Kupës. Ka edhe 4-5 skuadra të cilat mund ta arrijnë Europën, gjithçka varet nga ecuria që do kenë javët e fundit.?

Trajneri i njohur më pas bën një analizë edhe për zonën e kuqe të Superligës, atë të mbijetesës. Duro thotë se Tirana ka potencial për të luftuar shumë më shumë se sa për të qëndruar në Superligë, ndërsa lidhur me akuzat e bardhebluve se kampionati luhet edhe jashtë fushe ai shprehet:

?S?jam dakord me këtë, por edhe ndoshta ka aleanca sepse kur bëhet situata e tillë në kampionat ka edhe skuadra të motivuara të cilat mund të tolerojnë. Jam i mendimit se Tirana duhet t?i përkushtohet lojës në fushë për të marrë maksimumin dhe të shpëtojë rënien nga kategoria e cila padiskutim do të ishte diçka e rëndë.?

Në fund Duro deklaron se është i gatshëm për t?u rikthyer në drejtimin e një skuadre duke filluar nga sezoni i ardhshëm, veçse është në pritje të ofertës së duhur.

Recommended