Report TV - Lu: Po ndjekim reformën në drejtësi qeveria duhet të pranojë kur gabon

  • 8 years ago
Publikohet raporti për të drejtat e njeriut për vitin 2015.

Sipas këtij raporti, institucionet shtetërore jo gjithmonë i kanë respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

I pranishëm në publikimin e raportit ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu si dhe Ambasadori i OSBE-s në Shqipëria Florian Rauning.

Ambasadori i SHBA-ve tha se po ndjek me vëmendje reformën në drejtësi.
Gjithashtu Donald Lu theksoi se qeveria duhet të pranojë kur gabon dhe për këtë ai dha shembullin e tij.

"Po ndjekim me vëmendje procesin e reformës në drejtësi. Për sa i përket të drejtave të njeriut mund të them se mungon gatishmëria nga ana e qeverisë. Ndonjëherë qeveria edhe gabon dhe duhet ta pranojmë. Unë jam vet punonjës i qeverisë dhe pranoj që edhe unë gaboj. Do pyes këdo që takoj nëse e kanë kaluar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2015" tha ai.

Nga ana e tij Ambasadori i OSBE tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të drejtat dhe liritë e njeriut.