Sondazhi GPF Qytetarët: Opozita duhet të pranojë ofertën e Ramës për reformën elektorale!

  • 5 years ago
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor, ndërsa kërkojnë më parë një qeveri kalimtare për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshme pa Ramën kryeministër. Por nëse opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale, cfarë do të bëjnë shqiptarët? 61.3% kanë deklaruar se pavarësisht nëse shkon apo jo opozita në zgjedhje do të shkojnë të votojnë, ndërsa 38.7% janë shprehur se nuk do të shkojnë në votime.Kryeministri Edi Rama i ka propozuar opozitës të realizojnë së bashku reformën elektorale për të dhënë kështu të gjitha garancitë legjislative, sipas teje opozita duhet të pranojë këtë propozim? Kësaj pyetje shqiptarët i janë përgjigjur 44% absolutisht PO. 34.1% janë shprehur kundër, 8.1% thonë 'Po' por kërkojë që opozita të kërkojë garanci të forta, ndërsa 13.8% nuk janë përgjigjur.

Recommended