Sondazhi i GPF-së në Report TV: 55.7% e shqiptarëve do të votojnë më 30 Qershor!
  • 5 years ago
55.7% e shqiptarëve do të shkojnë të votojnë më 30 Qershor. Ky është rezultati i dalë nga sondazhi i realizuar nga Instituti italian GPF Inspiring Research, i realizuar në bashkëpunimin me Report tv, vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale. Në rezultatet e publikuara në emisionin ?Repolitix? në Report TV, ku i ftuar ishte edhe Presidenti i GPF Inspiring Research Roberto Baldassari, pjesa më e madhe e qytetarëve të pyetur shprehen të vendosur për të ju drejtuar kutive të votimit të dielën, konkretisht 55.7% e të anketuarve. Ndërkohë që 34% shprehen se nuk do të votojnë, 10.3% thonë se nuk e dinë, ose nuk japin përgjigje.

Qytetarët që shprehen se do të votojnë më 30 qershor, të pyetur se përse do ta bëjnë një gjë të tillë, 72.5% e tyre thonë se të votosh është një e drejtë qytetare, ndërsa 15.7% thonë se të votosh është detyrë qytetare. 7.8% thonë se do të votojnë se nuk janë dakord me protestat, ndërsa vetëm 4% thonë se do të votojnë se pasi 30 qershori është caktuar me kohë si datë zgjedhjesh. Nga ana tjetër, të pyetur pjesa e qytetarëve, 34% që thanë se nuk do të shkojnë të votojnë, 71.7% tyre thonë se refuzojnë të votojnë pasi për aq kohë sa nuk marrin pjesë të gjitha partitë nuk mund të jenë zgjedhje të rregullta.

12.9% e të anketuarve që nuk do të votojnë janë dakord me protestat e opozitës, 8.6% refuzojnë të votojnë nga frika e protestave dhe përplasjeve civile, ndërsa 6.8% thonë se kanë frikë se vota e tyre nuk do të jetë sekrete për aq kohë sa nuk marrin pjesë të gjitha partitë. Ndërkohë të pyetur nga GPF Inspiring Research, 58.2% e qytetarëve shqiptarë shprehen se nëse do të kete zgjedhje më 30 qershor, ato janë të rregullta. Ndërsa 32.4% e shqiptarëve i konsiderojnë false, si dhe 9.4% shprehen se nuk e dinë ose nuk preferojnë të përgjigjen.
Recommended