Ora News - Lushnje, foshnja dy ditëshe gjendet e pajetë në koshin e plehrave
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një foshnjë e lindur vetëm dy ditë më parë u gjet e pajete brenda një kazani mbetjesh në Lushnje.

Dy fëmijë që po kërkonin në kontenier për materiale të rinovueshme gjetën trupin e pajetë dhe dhanë alarmin për ngjarjen e rëndë

Pak orë më pas, Policia e Lushnjes vuri në pranga nënën e foshnjes të identifikuar me inicialet A. N. Ajo e kishte sjellë fëmijën e seksit femër në banesën ku jetonte me qera, ndërsa më pas e ka hedhur mes plehrave.

Burime policore thanë se gruaja do të akuzohet për vrasje të foshnjes me dashje menjëherë pas lindjes dhe braktisje me pasojë.

Vepra për të cilat rrezikon nga tre deri në 10 vjet burg.

32 vjeçarja mësohet se është e divorcuar dhe jetonte me qira bashkë me dy fëmijë të mitur.

Fqinjët jashtë kamerave flasin për gjendje të vështirë ekonomike.

Trupi i pajetë i foshnjës ndërkohë u dërguar në Morgun e Lushnjes për të përcaktuar orën dhe shkaqet e vdekjes

Në funksion të hetimit ishin sekuestruar pamjet e sigurisë së disa bizneseve dhe institucioneve aty pranë, pasi foshnja e pajetë u gjet jo larg Bashkisë së Lushnjes!

Pak javë më parë një rast i ngjashëm u regjistrua në Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lushnje-foshnja-rreth-7-muajshe-gjendet-e-pajete-ne-koshin-e-plehrave
Recommended