Ora News - Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës, në makinë edhe kreu i PS Këlcyrë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë së Këlcyrës është përfshirë në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që kryebashkiaku po kthehej me makinën e tij nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative 'Ballaban'.

Mësohet se Klement Ndoni ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur me bordura anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.

Bashkë me të, në automjet, ishin edhe dy persona të tjerë: Sandër Seferi dhe Hodian Selmani, ky i fundit kryetar i PS në Këlcyrë.

Me plagë të rënda është kryebashkiaku Ndoni, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, të plagosur lehtë mbeten dy personat e tjerë. Ata janë dërguar gjatë natës në spitalin rajonal 'Omer Nishani' të Gjirokastrës dhe mësohet se Ndoni ka dëmtim të konsiderueshëm në njërin krah.

Ai po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës, teksa po shqyrtohet mundësia edhe për transportim të tij për mjekim më të specializuar.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende zyrtarisht, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksidentohet-kryebashkiaku-i-kelcyres-ne-makine-edhe-kreu-i-ps-kelcyr
Recommended