Ora News - Basha në prokurori: Edhe dy deputetë PS në aferën e milionave me "Toyota Yaris"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Tiranës, ka nisur një hetim paralel me atë të Krimeve të Rënda për çështjen "Toyota Yaris", ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha, është thirrur për të dhenë sqarime për nxjerrjen e sekretit hetimor. Teksa akuzoi ashpër prokurorinë, Basha tha se në këtë çështje përveç Ballës, janë përfshirë dhe dy deputetë të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Nga Gjykata e Tiranës, Balla kërkoi që Basha të dënohet për shpifje.

"Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po u them dhe ka porositur një "Toyota Yaris", po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda".

Kjo deklaratë e Bashës në foltoren e Kuvendit është bërë shkak që Prokuroria e Tiranës, të nisë një hetim për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Për këtë qëllim, në prokurori u thirr për tu pyetur kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili për më shumë se 20 minuta ka dhënë detaje për ngjarjen.

Në dalje të prokurorisë, krahas Taulant Ballës, Basha akuzoi si të implikuar në çështjen ?Toyota Yaris? ku u sekuestruan rreth 5 milion euro, edhe dy deputetë socialist.

Basha: Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t?u them se në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Në derë të prokurorisë, Basha akuzoi ashpër këtë organ.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-prokurori-edhe-dy-deputete-ps-ne-aferen-e-milionave-me-toyota-yaris

Recommended