Ora News - Lungomare dëmtohet ende pa u përfunduar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lungomare ka nisur të dëmtohet ende pa u marrë në dorëzim nga Bashkia e Vlorës.

Në të gjithë gjatësinë e shëtitores së konsideruar si investim strategjik vërehen dëmtime të asfaltit, ku siç tregojnë këto pamje po ndërhyhet.

Lungomare është kthyer në një aset të qytetit dhe zhvillimit të turizmit.

Por sipas qytetarëve, dëmtimi brenda harkut të një viti tregon se punimet nuk janë kryer me cilësinë e duhur.

Qytetar: "Puna është shumë e dobët, nuk është hedhur materiali që duhet. Janë vjedhur paratë ."

Shëtitorja 5 km e gjatë ka kushtuar më shumë se 12 milion euro.

Ajo u vu në funksion në gusht të vitit të kaluar, ndërsa ishte një prej atraksioneve të sezonit turistik veror në Vlorë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lungomare-demtohet-ende-pa-u-perfunduar

Recommended