Ora News - Enver Hoxhaj: Dialogu nuk mund të vazhdojë me qasje ambiguiteti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vasfije Krasniqi-Goodman pas 20 vitesh ka rrëfyer mes lotëve dhe dhimbjes se si në moshën 16-vjeçare është bërë pre e dhunës seksuale nga dy ushtarë serb gjatë luftës në vitin 1999.
Pas dëshmisë publike, e cila vjen në kohën kur dialogu Serbi ? Kosovë është në fazën finale, Presidenti Thaçi e ka dekoruar me medalje duke vlerësuar guximin për të rrëfyer historinë për opinionin publik.
Ky rast, sipas zv/kryeministri kosovar Enver Hoxhaj i kujton Kosovës dhe ndërkombëtarëve plagët e thella të Kosovës të shkaktuara nga ushtria serbe.

Enver Hoxhaj: "Për herë të parë ka thyer heshtjen e dhunës që është ushtruar mbi gratë nga forcat policore paramilitare serbe"

Diplomati u shpreh që Kosova është më e fortë se kurrë tani dhe për të gjetur zgjidhje për dialogun me Serbinë mjafton uniteti i i politikës në Prishtinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/enver-hoxhaj-dialogu-nuk-mund-te-vazhdoje-me-qasje-ambiguiteti

Recommended